“Gjithmone ne kohen, vendin dhe ne menyren e duhur “

SHEGA TRANS KOSOVA është pjesë e kompanisë Shega Trans Sha e themeluar në korrik të vitit 2000 me 100% kapital shqiptar. Që nga fillimet e saj ajo arriti të marrë rolin udhëheqës në tregun e transportit dhe logjistikës. Shega Trans sha është krenare që është e vetmja kompani transport shqiptar me mbulim kombëtar dhe nderkombetar kaq te gjere  për shërbimet  e saj. Gjatë viteve kjo kompani ka evoluar nga një transportues i thjeshtë  në kompaninë me te madhe  të Transportit dhe Logjistikës në Shqipëri, duke synuar me kohë për të udhëhequr ndjeshem dhe tregun e Kosoves e me gjere. Duke u bazuar në aspiratën e kompanisë për zgjerimin e shërbimeve në rajon, në 2009 u krye  hapin i parë për të arritur qëllimin kryesor,  hapja e zyrës së Shega Trans Kosova. Sot, Shega trans Kosova  funksionon si kompani me vete dhe është një element i rëndësishëm i të gjithë strukturës së Grupit të Kompanisë Shega Trans Sha.

 

MISIONI YNË

  • Misioni ynë është të bëhemi lider në industrinë e transportit dhe logjistikës përmes qasjeve profesionale me klientët, zgjidhjeve  më të shpejta logjistike dhe shërbimit të kualifikuar  të transportit.
  • Qëllimi ynë është që të bëhemi kompania më e madhe e transportit dhe logjistikës në rajonin e Ballkanit dhe me gjere , duke rritur kënaqësinë e konsumatorit, të ardhurat e kompanisë dhe përfitimet e punonjësve.

Kompanitë e grupit Shega

Çfarë ofrojmë ne

  • Transport te brendshem dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe në Evropë
  • Transport contenieresh nga çdo port drejt Durrësit .
  • Shërbimet logjistike në terminal privat
  • Linja e Trageteve nga Shëngjini-Ravenna-Shengjin
  • Shërbimet doganore në doganat kryesore
  • Eksporti i mineraleve, të gjitha operacionet
  • Transporte te vecanta
  • Autobusë për transport turistik
  • Shërbimi Helicopter Taxi per turizem dhe qellime mjeksore

Flota jonë

  • 192 koka terheqse Euro 4,5 and Euro 6
  • 235 gjysem rimorkio mushama Euro 4 and 5
  • 75 gjysem rimorkio tip platforme per transport contenieresh
  • 6 lowboy per transportin e ngarkesave te vecanta me nje peshe deri 200 ton
  • 10 kamion vete-shkarkues
  • 1 traget linje -Shega Line
  • 45 Autobus urban
  • 5 Autobus turistik
  • 3 Avion Antonov AN2
  • 1 Avion Jet Cessana citation
  • 1 Helicopter agusta A109